Shërbime shëndetësore në shtëpi

Mjeku dhe
infermieri, te dera juaj.

Nuk ndiheni mirë? Keni nevojë për kontroll mjekësor, infuzion, pastrim apo fashim të plagëve, ndërrim të kateterit ose ndonjë shërbim tjetër shëndetësor? Pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia - Kujdesi vjen tek ju.

Kujdesi është shërbim shëndetësor në shtëpi, i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, që dërgon mjekë dhe infermierë te pacientët në 12 komuna të Kosovës, me pagesë për vizitë ose me abonim mujor.

Modeli norvegjez · 12 komuna të Kosovës · Shërbime shëndetësore dhe abonime mujore · Çdo ditë 08:00-20:00
Prishtinë ·Pejë ·Ferizaj ·Vushtrri ·Podujevë ·Istog ·Fushë Kosovë ·Deçan ·Lipjan ·Shtime ·Graçanicë ·Obiliq
Çmimet

Shërbimet mjekësore dhe infermierike

Ndihmë mjekësore dhe infermierike në rehatinë e shtëpisë suaj - pa pritje, pa rrugë, pa stres.

Kontrollë e mjekut

Vizitë e plotë mjekësore në shtëpinë tuaj, që përfshin:

  • Anamneza dhe ekzaminimi fizik
  • Matje të shtypjes së gjakut
  • Matje të glukozës (sheqerit)
  • Matje të pulsit dhe saturimit të oksigjenit
  • Marrje e gjakut dhe urinës për analiza laboratorike 1
  • EKG dhe interpretim
Çmimi i rregullt: € 30Çmimi me zbritje: € 20për vizitë
Administrim të infuzionit 2, 3
€ 15
Administrim të injeksionit 2, 3
€ 10
Pastrim dhe fashim të plagëve
Varësisht nga plaga
€ 15-30
Vendosje dhe ndërrim të kateterit
€ 20
Aspirim të sekreteve
€ 20
Pastrimi i veshëve
€ 15
Marrja e gjakut për analiza
€ 10
Marrja e urinës për analiza
€ 10
Transporti i pacientëve me autoambulancë 4
Varësisht nga distanca
Na kontaktoni
1. Kosto e analizave faturohet shtesë.2. Në rast se pacienti ose të afërmit gjatë vizitës së stafit tonë nuk i kanë medikamentet në dispozicion, kosto e tyre faturohet në bazë të çmimores së veçantë.3. Medikamentet parenterale (infuzionet dhe injeksionet) administrohen në përputhshmëri me ligjet e Kosovës. Në rast se pacienti nuk disponon medikamentet dhe ato ofrohen nga Kujdesi, pason një tarifë shtesë prej 5 euro.4. Ky shërbim ofrohet përmes kompanisë bashkëpunuese.Gjatë shërbimeve mjekësore dhe infermierike personeli ynë do të qëndrojë pranë pacientit deri në 30 minuta. Për çdo 30 minuta shtesë qëndrimi faturoheni 5 euro ekstra.Vëni re: në fundjavë, në festa zyrtare dhe jashtë orarit 08:00-20:00, shërbimet mjekësore dhe infermierike kushtojnë 1.5 herë më shumë se çmimet e mësipërme.
Abonimet

Abonimet mujore

Vizita të rregullta të mjekut dhe infermierit në shtëpi çdo muaj, për ju ose për të afërmit tuaj.

Kujdesi Bazë20€ më lirë në muaj
69€/muaj · Me kontratë
Mjeku/ja tek shtëpia1 herë në muaj
Infermieri/a tek shtëpia4 herë në muaj
Kujdesi Plus20€ më lirë në muaj
129€/muaj · Me kontratë
Mjeku/ja tek shtëpia2 herë në muaj
Infermieri/a tek shtëpia8 herë në muaj

Abonimi fillon me një vizitë vlerësuese, ku stafi ynë vlerëson gjendjen e pacientit dhe ju rekomandon abonimin e përshtatshëm. Personi i dytë në të njëjtën adresë paguan gjysmën e çmimit.

Ju nevojitet kujdes më i gjatë se një vizitë?

Për kujdes ditor dhe përcjellje më të gjatë kemi krijuar Përkujdesje.com: kujdestarë të besueshëm dhe të verifikuar, të përzgjedhur me kujdes sipas nevojave tuaja.

Vizitoni perkujdesje.com

Çka përfshihet në abonimet mujore

Anamneza dhe ekzaminimi fizik
Rregullim i medikamenteve në dozeta javore (dozeta ofrohet falas)
EKG në shtëpi, dhe lexim të rezultatit
Matje të shtypjes së gjakut
Matje të glukozës (sheqerit)
Matje të pulsit dhe saturimit të oksigjenit
Dhënia e terapive intravenoze (infuzione / injeksione) 1
Marrje e gjakut dhe urinës për analiza laboratorike 2
Pastrim dhe fashim të plagëve 3
Vendosje dhe ndërrim të kateterit
Ndërrim të stomës
Pastrim të lehtë dhe kujdes të lëkurës
Këshilla për ushqim dhe hidrim
Ndihmë me blerjen e barnave 4
1. Ky shërbim përfshihet vetëm kur personeli është në vizitë rutinore. Ditët në vijim faturohen sipas çmimores së «Shërbimet mjekësore dhe infermierike». Medikamentet parenterale (infuzionet dhe injeksionet) administrohen në përputhshmëri me ligjet e Kosovës.2. Ky shërbim ofrohet vetëm për pacientë të cilët për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund t'i drejtohen klinikave laboratorike.3. Ky shërbim përfshihet vetëm kur personeli është në vizitë rutinore. Ditët në vijim faturohen sipas çmimores së «Shërbimet mjekësore dhe infermierike».4. Kostoja e medikamenteve faturohet sipas faturës tatimore nga barnatorja.
Muri i rekomandimeve

Çfarë thonë pacientët për ne

Njihuni me përvojat dhe vlerësimet e pacientëve tanë - dëshmi të sinqerta për cilësinë dhe profesionalizmin e shërbimeve tona.

Pershendetje, Deshta vetem me ju informu qe jemi teper te kenaqun me infermieret nga Kujdesi. Fale sjelljeve te tyre do ti referojme te afermit tane te drejtohen per sherbime tek ju.
- Blerta J.
3 fjale per Kujdesin: Profesionalizem, Korrektesi Bashkepunues
- Kushtrimi M.
Per kete staf mjeksor jam mirenjohse. Ju faleminderit per kushtet mjekësore qe i krijuat per baben tim plus edhe qe jeton larg nga Prishtina. I kryet te gjitha vizitat, respekt per ju.
- Shukrije Sh.
Faleminderit per kujdesin e treguar ndaj Nënes time,per trajtimin e varres pas operacionit ne gju dhe heqjen e penjeve pa levizur nga shtepia! U jam mirënjohës dhe falenderues per kete sherbim kaq lehtesues per mua dhe per nenen time Punë të mbarë dhe suksese
- Sali B.
Arton Baftiu, MPharm, PhDFatos Blakaj, MScFlamur Mavraj
Themeluesit

“Si themelues të Kujdesit, ne besojmë se kujdesi cilësor fillon me njerëz të përkushtuar. Me standardet nordike si udhërrëfyes, jemi partneri juaj në çdo hap të rrugëtimit shëndetësor.”

  • Arton Baftiu, MPharm, PhDDrejtor Menaxhues / Bashkëthemelues
  • Fatos Blakaj, MScBashkëthemelues
  • Flamur MavrajBashkëthemelues
FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Keni pyetje të tjera? Na telefononi ose na shkruani çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 20:00.

Në cilat qytete ofroni shërbime?

Për momentin ofrojmë shërbime në këto qytete/vende: Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Vushtrri, Podujevë, Istog, Fushë Kosovë, Deçan, Lipjan, Shtime, Graçanicë dhe Obiliq, por synojmë të zgjerohemi edhe në qytete tjera shumë shpejt, na kontaktoni për ta kuptuar se kur do të vijmë edhe në qytetin tuaj.

Si është orari i punës?

Ofrojmë shërbime çdo ditë, nga e hëna deri të dielën, nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Në fundjavë dhe në festa zyrtare çmimet e shërbimeve janë 1.5 herë më të larta.

Sa zgjat vizita nga mjeku/ja dhe infermieri/a?

Vizita rutinore nga mjeku/ja dhe nga infermieri/a zgjat mesatarisht 30 minuta.

A qëndroni deri në përfundim të infuzionit?

Ne ofrojmë shërbimin e vendosjes dhe administrimit të infuzionit, ky shërbim kushton 15 euro dhe zgjat 30 min. Personeli ynë mjekësor mund të qëndrojë më gjatë se 30 minuta por kjo faturohet sipas çmimores së veçantë. Për çdo 30 min shtesë qëndrim të infermierit faturoheni 5 euro.

A mund të thërras për shërbime tjera mjekësore dhe infermierike?

Po mund të kontaktoni me stafin tonë, shërbimet mjekësore dhe infermierike faturohen nga çmimorja e veçantë.

A ofroni zbritje për abonimet mujore kur jemi dy persona/familjarë?

Po, ofrojmë zbritje prej 50% nga çmimi i rregullt për personin/familjarin e dytë. Të dy personat duhet të banojnë në të njëjtën adresë/vend.

A keni zbritje për abonimet 6-mujore apo vjetore me parapagim?
  • Për abonim 6-mujor me parapagim, çmimi në muaj për abonimin Bazë është 79€, kurse për abonimin Plus është 139€.
  • Për abonim vjetor me parapagim, çmimi në muaj për abonimin Bazë është 69€, kurse për abonimin Plus është 129€.
Si mund të abonohem për pakon që më duhet?
  1. Na telefononi në +383 49 100 596 (edhe në Viber dhe WhatsApp) ose na shkruani në post@kujdesi.com.
  2. Caktojmë bashkë terminin për vizitën vlerësuese.
  3. Stafi ynë vlerëson gjendjen e pacientit dhe ju rekomandon pakon e përshtatshme.
  4. Nënshkruajmë kontratën dhe fillojmë me shërbimet.
Si funksionon pagesa për shërbimet mjekësore në shtëpi?

Pagesën mund ta bëni përmes bankës, në zyrë, ose në shtëpinë tuaj. Për çdo pagesë lëshohet kuponi fiskal!

A mund ta ndërroj abonimin mujor?

Nëse nevojat e pacientit kanë ndryshuar, me marrëveshje nga dy palët mund të ndërrohet abonimi fillestar.

Blog

Këshilla dhe udhëzime për shëndetin

Artikuj për shëndetin dhe përkujdesjen e të moshuarve, nga ekipi ynë.

16.02.2025

Kujdesi: Shërbime Cilësore Shëndetësore në Shtëpi – Tani në 12 komuna të Kosovës

Kujdesi tashmë ofron shërbime shëndetësore në shtëpi në 12 komuna

Lexoni të gjithë artikujt
Kontakti

Na kontaktoni

Për të caktuar një vizitë, për abonim ose për çdo pyetje, na telefononi ose na shkruani në Viber, WhatsApp apo Messenger. Jemi në dispozicion çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 20:00.

Licenca nr. 387/2023 e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës · Të regjistruar në ARBK, nr. 812060763